Gjermania dhe Gana kualifikohen në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror. Përfaqësuesja e Gjermanisë ka mposhtur Ganën me rezultat 1-0 ndërsa Australia Serbinë me rezultat 2:1.
Golin e vetëm për gjermanët e realizoi turku Mesut Ozil ndërsa në ndeshjen tjetër, për australianët kanë shënuar Tim Cahill (69') dhe Brett Holman (74') ndërsa për serbët Marko Pantelic (84').
Ganë ehde përkundër humbjes së sotme do të luajë në fazën tjetër falë golaverazhit më të mirë se Australia.
Pas kësaj fitoreje Gjermania kryeson Grupin D me gjashtë pikë dhe do të luajë kundër Anglisë në 1/8 e finales ndërsa Gana kundërshtar do t’i ketë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shikoni golat:
Gana 0 : 1 Gjermania





