Paraqitjet e mira në fanellën e Realit të Madridit të argjentinasit Gonzalo Higuain, si dhe golat që po shënon për këtë skuadër në La Liga nuk kanë kaluar pa u vënë re nga pasanikët e Mançester Sitit
sulmuesi argjentinas edhe pse vetëm 22 vjeç, me cilësitë që posedon dhe formën në të cilën është duke kaluar në këtë sezon, në 18 ndeshje në La Liga ka shënuar 16 gola. Kontrata e Higuainit me Realin e Madridit është deri në vitin 2013, mirëpo ajo mund të vazhdohet pasi drejtuesit e Realit janë të gatshëm që ti ofrojnë një kontratë edhe më të gjatë dhe më të mirë financiarisht.






