Juve deshiron ta riktheje Capellon

01 mars 2010
Sipas mediave italiane, ekipi i Juventusit dëshiron ta angazhojë sërish përzgjedhësin e kombëtares së Anglisë, Fabio Capello, pas fundit të kampionatit botëror. Bardhezinjtë mbrëmë përsëri treguan paraqitje të dobëta dhe humbën në fushën ...


... e tyre nga Palermo me rezultat 2-0, pas të cilës përsëri u gjendën jashtë top katërshes së Serie A. Pritet që Juventus këtë verë të bëjë ndryshime në stolin e trajnerit, pasi Alberto Zaccheroni ishte caktuar vetëm përkohësisht deri në fund të sezonit, pas shkarkimit të Cirro Ferrara. Cesare Prandelli dhe Rafael Benitez përmenden si favoritë, por duket se bardhezinjtë kanë hedhur shikimin diku tjetër. Tuttosport shkruan se Juve në fund të kampionatit botëror do të përpiqet ta angazhojë Fabio Capellon.