Në Varshavë sot u tërhoq shorti për grupet kualifikuese në Kampionatin Evropian të Futbollit, që në vitin 2012 do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni. Kombëtarja e Shqipërisë gjendet në ...
... grupin D, ku do të përballet me kombëtaret e Francës, Rumanisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Bjellorusisë dhe Luksemburgut.
Turneu do të luhet në tetë qytete, Poznanj, Varshavë, Vroclav, Gdanjsk, Kiev, Donjeck, Dnipropetrovsk dhe Lavov. Nga dy grupe do të vendosen në Poloni, ndërsa dy tjera në Ukrainë, ndërsa ndeshja finale do të luhet në Kiev më 1 korrik.
JA GRUPET :
Grupi A: Azerbejxhani, Kazakistani, Belgjika, Austria, Turqia, Gjermania
Grupi B: Andora, Armenia, Maqedonia, Irlanda, Sllovakia, Rusia
Grupi C: Ishujt Faroe, Estonia, Slovenia, Irlanda Veriore, Serbia, Italia
Grupi D: Luksemburgu, Shqipëria, Bjellorusia, Bosnjë Hercegovina, Rumania, Franca
Grupi E: San Marino, Moldavia, Hungaria, Finlanda, Suedia, Hollanda
Grupi F: Malta, Gjeorgjia, Letonia, Izraeli, Greqia, Kroacia
Grupi G: Mali i Zi, Uellsi, Bullgaria, Zvicra, Anglia
Grupi H: Islanda, Qipro, Norvegjia, Danimarka, Portugalia
Grupi I: Lihtenshtein, Lituania, Skocia, Republika Çeke, Spanja
Hidhet shorti per EURO 2012: Shqiperia ne grupin D,
Maqedonia ne grupin B
07 shkurt 2010
Burimi i Lajmit :
Albeu.com






